Një person është përplasur nga një makinë mbrëmjen e së martës në qytetin e Shkodrës.
Sipas të dhënave paraprake, një makinë tip Peugeot ka përplas një person rreth 50 vjeç, i cili ishte duke kaluar rrugën.
Aksidenti është regjistruar në sheshin “Parrucë”, ndërkohë i plagosuri është transportuar për në spitalin rajonal, ku ende nuk dihet gjendja e tij.