Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe Kancelari gjerman Olaf Scholz kanë nisur letra me përmbajtje të njëjtë në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vucic. Më herët Kurti është shprehur e mirëpret interesimin e Francës dhe Gjermanisë.
Lidhur me këtë letër kanë folur edhe nga Serbia. Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka thënë se Serbia “asnjëherë nuk i është shmangur veprimeve të vështira” dhe se i kanë ndërmarrë ato kur kanë qenë në interes të qytetarëve.
Kryeministrja serbe ndërkohë ka drejtuar gishtin drejt Republikës së Kosovës duke thënë se ka të atillë që po iu shmangen edhe vendimeve të vështira por edhe vendimeve të lehta.
“Ajo adresë është Prishtina”, ka thënë Bërnabiq.
“Nuk do të ishte me vend të komentoja letrën e Scholz-it dhe Macron-it, sepse ajo i drejtohej presidentit Vuçiç, por ne kurrë nuk i jemi shmangur vendimeve të vështira, i kemi marrë kur kemi menduar se janë në interes të Serbisë dhe qytetarëve tanë”, ka thënë ajo.
E para e qeverisë serbe ka përmendur edhe Asociacionin duke thënë se edhe pse ka dhjetë vite që është nënshkruar ende s’po implementohet./Express