-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kriminaliteti në shifra alarmante”, Alibeaj: Ndryshimet në polici, makiazhi i radhës

Kryesoret

Kreu i Grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj përmes një postimi në Facebook ka reaguar për ndryshimet në kupolën e Policisë së Shtetit.

Ai shkruan se ky është makiazhi i radhës për të mbuluar dështimin e qeverisë.

“Ndryshimet ne kupolën e Policisë së Shtetit janë thjesht makiazhi i radhës për të mbuluar dështimin e plotë të kësaj qeverie në përballje me krimin e organizuar.

Kriminaliteti në shifra alarmante, lidhjet tashmë të faktuara të segmenteve të Policisë me bandat dhe implikimi i këtyre të fundit në procesin elektoral të 25 prillit është dëshmi e qartë se Edi Rama dhe qeveria e tij e kanë të pamundur të përballen dhe aq më tepër të luftojnë me krimin.

Lëvizjet e sotme në strukturën e Policisë si pjesë e riciklimit të figurave të vjetra qartas nuk mund të ndihmojnë në rikthimin e normalitetit të sigurisë në vend. Që mbi të gjjtha është pjesë e vullnetit të munguar politik të kryeministrit dhe e hallkave që pengojnë luftën ndaj krimit dhe rikthimit të besimit të qytetarëve tek qetësia dhe rendi publik”, shkruan Alibeaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit