-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Letra e Scholz dhe Macron për Kurtin dhe Vuçiçin, çfarë kërkuan dhe çfarë pritet nga dialogu Kosovë-Serbi

Kryesoret

Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune, dy këshilltarët e emëruar nga Gjermania dhe Franca për dialogun Kosovë-Serbi, do të qëndrojnë për vizitë të premten në Prishtinë.

Plettner dhe Beaune së bashku me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak do të vijnë në Kosovë për të diskutuar për hapat e mëtejmë në kuadër të dialogut.

Ata pas vizitës në Prishtinë do të udhëtojnë edhe për në Beograd.

Kështu ka bërë të ditur në një përgjigje për Telegrafin, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

“Mund të konfirmoj vizitën e emisarit Lajçak më 9 shtator, së bashku me këshilltarët e politikës së jashtme të presidentit francez dhe kancelarit gjerman. Ata së bashku do të vizitojnë Beogradin dhe Prishtinën dhe do të zhvillojnë takime të ndara me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti. Qëllimi është të diskutohet se si të çohet dialogu përpara”, ka thënë Stano.

Scholz dhe Macron njoftuan të shtunën se kanë angazhuar këshilltarët e tyre për të mbështetur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë./Telegrafi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit