Zyrtare. Shqipëria ka shkëputur marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Vendimi është njoftuar sot nga kryeministri Edi Rama.
Ai tha se qeveria së bashku me partnerët kanë vërtetuar me prova se regjimi i Teheranit qëndron pas sulmit kibernetik të 15 korrikut mbi shërbimet publike në Shqipëri.
Për këtë arsye, tha më tej, Rama, stafit të ambasadës së Iranit në Tiranë i është kërkuar që të largohet brenda 24 orëve.
“Këshilli i Ministrave, ka vendosur me efekt te menjëhershëm ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike te Iranit.
Ky vendim i është bere i ditur me note zyrtare Ambasadës se Republikës Islamike te Iranit, te cilës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës se Shqipërisë i te gjithe personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, pershfire edhe personelin e sigurisë” tha Rama.