-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skema e sulmit kibernetik kundër Shqipërisë/ Rama: Ishin 4 skuadra

Kryesoret

Sot Shqipëria mori një vendim të fortë. Kryeministri Edi Rama njoftoi vendimin e qeverisë shqiptare për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit.

Vendimi erdhi pasi u arrit të zbulohej se sulmi i 15 korrikut në e-Albania, sipas tij nuk ishte një operacion individësh apo grupesh të pavarura në botën e krimit të organizuar kibernetik, por një agresion shtetëror.

Rama tha se hetimi i thelluar vuri në dispozicion prova të pakundërshtueshme. Ai tha se agresioni kibernetik ishte orkestruar dhe sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit, e cila ka angazhuar 4 grupe për sulmin ndaj Shqipërisë.

Për këtë arsye vendimi i është bërë i ditur me notë zyrtare Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, të cilës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës se Shqipërisë i të gjithë personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, përfshirë edhe personelin e sigurisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit