Ministria e Punëve të Jashtme së Maqedonisë së Veriut ka reaguar në lidhje me shkëputjen e marrëdhënieve diplomatikë të Shqipërisë me Iranin.
Ajo ka thënë se dënon ashpër sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.
“Maqedonia e Veriut solidarizohet me Qeverinë e Shqipërisë, i mbështet masat e marra në këtë kontekst dhe bën thirrje për përgjegjësi për autorët e aktiviteteve të tilla malinje destabilizuese, që e rrezikojnë jo vetëm sigurinë nacionale të Shqipërisë, por kanë edhe implikime më të gjera rajonale dhe ndërkombëtare.
Sulmet e këtilla destruktive paraqesin shkelje flagrante të normave të së drejtës ndërkombëtare, përpjekje për të minuar sovranitetin e Shqipërisë si dhe kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e qytetarëve dhe institucioneve të saj.
Me qëllim mbrojtjen e interesave të saja, por edhe të interesave të secilit vend anëtar të NATO-s dhe aleatëve të tij, mbetemi të unifikuar në kuadër të Aleancës në ballafaqimin me të gjitha sfidat që i kanosen rendit dhe sigurisë ndërkombëtare”, thuhet në reagim.