-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA dënon sulmin e Iranit kundër Shqipërisë: Do përgjigjet

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm sulmin kibernetik të Iranit kundër Shqipërisë.

Shtëpia e Bardhë ka reaguar përmes një deklarate zyrtare duke qëndruar në krah të Shqipërisë.

SHBA thekson se nga hetimi që bënë bashkë me Tiranën zyrtare dolën në përfundimin se pas sulmit qëndron Teherani.

“Ne i bashkohemi thirrjes së kryeministrit Rama që Irani të mbajë përgjegjësi për këtë incident të paprecedentë kibernetik.

Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin veprime të mëtejshme për ta mbajtur Iranin përgjegjës.

Për veprimet që kërcënojnë sigurinë e një aleati të SHBA-së dhe që krijojnë një precedent shqetësues për hapësirën kibernetike.

Për javë të tëra, qeveria amerikane ka qenë në terren duke punuar së bashku me partnerët e sektorit privat.

Për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për të zbutur, rikuperuar dhe hetuar sulmin kibernetik të 15 korrikut.

Ne kemi arritur në përfundimin se Qeveria e Iranit kreu këtë sulm kibernetik.

Sulm i pamatur dhe i papërgjegjshëm, përgjegjëse për operacionet e mëvonshme të hakerave dhe rrjedhjeve.

Sjellja e Iranit shpërfill normat e sjelljes së përgjegjshme të shtetit në kohë paqeje në hapësirën kibernetike.

Kjo përfshin një normë për të përmbajtur nga dëmtimi i infrastrukturës kritike që ofron shërbime për publikun.

Shqipëria i sheh rrjetet qeveritare të prekura si infrastrukturë kritike.

Aktiviteti keqdashës kibernetik nga një shtet që dëmton qëllimisht infrastrukturën kritike.

Ose në ndonjë mënyrë tjetër dëmton përdorimin dhe funksionimin e saj për të ofruar shërbime për publikun.

Paraqesin një rrezik të lartë të dëmtimit të popullatës; dhe mund të çojë në përshkallëzim dhe konflikt.

Ne do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e Shqipërisë për korrigjimin afatgjatë.

Ftojmë partnerët dhe aleatët të bashkohen me ne për të mbajtur përgjegjës aktorët kibernetikë keqdashës dhe për të ndërtuar një të ardhme dixhitale të sigurt” mbyllet deklarata.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit