Ish-presidenti Ilir Meta vijon takimet në bazë në përgatitje për protestën e 13 shtatorit te inceneratori i Tiranës.
“Shumë i bukur rikthimi në terrenin e Njësisë nr.7 në Tiranë, ku kam qenë banor për shumë vite dhe që historikisht ka njohur disa prej aktivistëve më energjikë dhe me kontribute të mëdha politike.
Kënaqësi të takohesha me drejtues dhe banorë të zonës dhe të ndanim bashkërisht idetë për të ardhmen. Së bashku me qytetarët, aksioni politik i Partisë së Lirisë do të jetë i pandalshëm dhe triumfues” shkruan ai.