-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse marrëdhëniet Shqipëri-Iran kanë qenë të acaruara ndër vite?

Kryesoret

Qeveria shqiptare ka vendosur që të ngrijë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Vendimin vjen, pasi Tirana zyrtare është bindur se pas sulmit kibernetik disa javë më parë në Shqipëri qëndron regjimi i Teheranit.

Vendimi është njoftuar sot nga kryeministri Edi Rama.

Prania e muxhahedinëve disidentë është bërë shkak për acarim të vazhdueshëm të marrëdhënieve mes Iranit dhe Shqipërisë.

Shqipëria, vend anëtar i NATO-s dhe aleat i ngushtë me SHBA, ka mirëpritur në 6 vitet e fundit rreth 3 mijë anëtarë të muxhahedinëve.

Irani e konsideron MEK një organizate terroriste, gjë që sjell një rrezik të shtuar prej regjimit të Iranit kundër sigurisë kombëtare të Shqipërisë. 

Zhvendosja e tyre në Shqipëri, nga bazat amerikane në Irak, ku u rrezikohej jeta nga sulmet me raketa të qeverisë iraniane.

Irani e konsideron MEK një organizate terroriste, teksa Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka cilësuar më herët strehimin e muxhahedinëve si “një risk që i bën nder Shqipërisë, që është në vazhdën e traditës shqiptare” duke lënë të kuptohet strehimin e hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku asnjë prej tyre nuk iu dorëzua nazistëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit