Aktori i njohur Viktor Zhusti ka reaguar në rrjetet sociale pas publikimit të një fotografie me kreun e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.
Sipas tij, fotoja ishte realizuar me premtimin se nuk do të publikohej, por u përdor më pas për qëllime politike, duke e paraqitur padrejtësisht si mbështetës të kësaj force.
“Eh, mor LLAPA…
Nuk di a të kam sjellë ndonjë të mirë me dëshirën që të bëje një foto private, kur isha duke kaluar për në shtëpi mbas shfaqjes, por mua, veç dëm e shqetësim më ke sjellë.
Pranova të beje foto vetëm për albumin tënd privat meqë “ kishe shumë simpati si aktor” dhe më premtove që nuk do ta postosh, madje i thashë dhe bashëluftëtarit tënd, artistit të kaq e ka filmave dhe kandidatit për deputet të “Shqipëria bëhet”, djalit të mikut tim të çmuar, Gent Kames, që të mos e postosh
(po vendos dhe mesazhin për të dhe premtimin e tij) por juve, duket e kishit të nevojshme, një shashkë propagandistike për 22 dhjetorin…
Duke e shoqëruar foton me komentin “erdhi na takoi dhe na dha energji pozitive”… më bën përkrahës e simpatizant të partisë e lëvizjes tënde, “Shqipëria bëhet”, gjë që as më ka shkuar ndonjëherë ndërmend, pasi, sipas meje, Shqipëria, vërtet do bëhet, emancipohet, modernizohet, europianizohet, por, VETËM me ata, kundër të cilëve ju, po luftoni me çdo mjet e mënyrë.
Me postimin tënd më ke sjellë mjaft armiqësi, qejf mbetje dhe komente negative, për të cilat nuk kisha nevojë.
Po, nuk është hera e parë që dal i zhgënjyer nga miqësitë e rrugës…” shkruan ai.
Vetë Adriatik Lapaj i është përgjigjur duke i replikuar në postim dhe që sipas tij i kishte thënë vetë Zhusti që ta publikonte.
“I nderuar artist, ne asnje rrethane nuk do beja replike me ju, por ndihem me shume se i habitur me sa keni shkruar qe ju e dini mire qe eshte e pavertete.
Ndoshta foto me mua “armikun e sistemit” sic dhe vete e thoni ju ka shkaktuar shume armiqesi, por ky nuk eshte faji im, nga sa duket mbetet frika juaj.
Shume deshmitare ishin aty dhe eshte e provueshme qe une ju thashë s’po e postoj e ju thate postoje pa problem. Meqe jeni shqetesuar shume foton e heq une “armiku i popullit”, por ndergjegjia jote e di qe e verteta eshte ndryshe.
Ka 2 dite postimi…mund te me kishe shkruar dhe e hiqja une ne cdo kohe pa qene nevoja te deformoje mbiemrin tim. Sigurisht per mua mbetesh prape artist shume i dashur, une mbiemrin e kam Lapaj z. Zhusti” shkruan ai.









