Presidenti rus Vladimir Putin ka hedhur poshtë pretendimet e Ukrainës se ushtria ruse është dobësuar. Sipas tij operacioni ushtarak ka forcuar më tej pozitat e vendit.
Putin tha se të gjitha veprimet e Rusisë “kanë për qëllim të ndihmojnë njerëzit e rajonit të Donbasit”. Ai gjithashtu kritikoi marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB dhe Turqia që rifilloi dërgesat e grurit ukrainas.
Presidenti rus ia hodhi të gjithë përgjegjësinë për krizën aktuale energjitike udhëheqësve evropianë, duke i fajësuar ata për mbylljen e tubacioneve të gazit dhe punën e ngadaltë të riparimit të tyre. Ai tha se furnizimet me gaz përmes tubacionit “Nord Stream 1”, që shtrihet nga Rusia në Gjermani, nuk ishte i mundur për shkak të defekteve.
Ai shtoi se gjiganti rus energjetik “Gazprom” u detyrua të nënshkruajë një kontratë afatgjatë mirëmbajtjeje me firmën Siemens në Mbretërinë e Bashkuar, por puna ka ngecur për shkak të sanksioneve kundër Rusisë.