-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Salianji ka mbyllur hesapet me PD! Ish-deputeti: Betejës s’do ti shmangemi!

Kryesoret

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, me anë të një postimi në faqen e tij facebook ka reaguar pas deklaratave të liderit demokrat Sali Berisha, që bëri në konferencë për mediat pas mbylljes së Kuvendit Kombëtar, duke thënë se ata nuk janë kritik por ndërmarrin veprime konkrete kundër partisë dhe të gjithë ata që ndjekin Salianjin kanë mbyllur hesapet me PD.

Postimi i Salinjit

Uzurpatori ka shqetësim cilindo që e do Partinë Demokratike fituese.
Për uzurpatorin ata janë problemi, e shqetësojnë në rehatinë e tij të bashkëqeverisjes me Ramën.
Problemi sot është mentaliteti që kërkon bindje të verbër, përjashtim dhe frikë në vend të garës, debatit dhe meritës.
Deklarata e Sali Berishës se “kushdo që bashkëpunon me Salianjin s’ka punë me PD” është dëshmia e qartë se problemi i Partisë Demokratike nuk është mungesa e mbështetjes, por mungesa e demokracisë. Për mbeshtetje nuk pati guxim te përballeshim në garë!
Një parti politike nuk mund të funksionojë si pronë personale e askujt. Në një parti demokratike nuk përjashtohen njerëzit sepse mendojnë ndryshe, nuk shpallen armiq ata që bashkëpunojnë me kolegët e tyre dhe nuk vendoset besnikëria ndaj individit mbi interesin e partisë.
Demokratët nuk kanë nevojë për lista armiqsh, por për një projekt fitues që bashkon dhe jo përçan.
PD nuk do të bëhet shumicë duke përjashtuar demokratët. PD bëhet shumicë duke i bashkuar ata. Kjo është beteja dhe ne nuk do ti shmangemi deri në fund!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit