-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kanë ndihmuar Ramën të vijë në pushtet”, Berisha: Ti prishim fare lidhjet me Iranin

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me shkëputjen e marrëdhënieve mes Iranit dhe Shqipërisë. Ai është shprehur se është një akt i vonuar dhe gjysmak.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, ai është shprehur se prej vitesh Irani ka projektuar sulme ndaj Shqipërisë dhe se është një armik i rrezikshëm.

Republika Islamike e Iranit gjatë këtyre viteve ka projektuar për të ndërmarrë ndaj Shqipërisë një seri aktesh subversive dhe armiqësore të rrezikshme. Për këto akte, në mënyrë të përsëritur, kemi kërkuar ndërprejen e marrëdhënieve diplomatike me regjimin e ajatollaheve të Iranit.

Por kërkesat tona nuk janë marrë parasysh nga autokrati i Tiranës. Kjo ka patur shkaqet e veta obskure të lidhjeve të përfolura të fshehta, Rama-Veliaj me regjimin e ajatollaheve, të denoncuara nga une mënyrë të përsëritur, në parlament dhe jashtë tij. Mundet që prapa këtyre lidhjeve qëndrojnë edhe financime të fshehta të regjimit të ajatollaheve për ardhjen e PS në pushtet.

Duke dënuar me forcën më të madhe të gjitha aktet subversive të Iranit ndaj Shqipërisë, sot kërkoj, jo ngrirjen por ndërprerjen e plotë të marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Republikën Islamike të Iranit,” është shprehur ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit