Qeveria nesër do të prezantojë planin për kursimin e energjisë. Lajmin e njoftoi ministrja Belinda Balluku. Gjatë fjalës së saj, Balluku dha pak detaje.
“Nesër me kryeministrin do të prezantojmë paketën për energjinë, fashën 800 kilovat dhe disa masa të forta drastike.
Disa janë praktika të vendeve të tjera. Nesër në orën 9 do ta prezantojmë” tha ajo.
Çfarë parashikohet që të ndodhë?
Së pari qeveria pritet që të vendosë fashën për familjarët. Nëse do të kalojnë 800 kilovat në muaj do ta paguajnë me çmimin e tregut, pra nuk do të mbrohen.
Së dyti do të miratohet plani për kufizim e energjisë në institucionet shtetërore. Pika e tretë lidhet me kufizimin e ndriçimit publik në rrugë.
Pjesë e tij është edhe kufizimi i ndriçimit të reklamave pas një orari të caktuar gjatë natës.
Pika e katërt është subvencionimi i abonentëve që do të vendosin panele diellore.