-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Asnjë humbje jete nga koronavirusi, ulet numri i infektimeve

Kryesoret

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit, fatmirësisht, ka bërë të ditur se asnjë person nuk ka ndërruar jetë i prekur nga koronavirus.

Në njoftimin e fundit njofton se nga 840 testime kanë rezultuar pozitivë 171 qytetarë, ndërsa janë shëruar 201 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

“Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet ne njoftim.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 17 pacientë. Në 24 orët e fundit asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Në të gjithë vendin, aktualisht janë 1698 persona të infektuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit