-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

COVID-19, MSH bën bilancin: Asnjë humbje jete dhe 10 raste të reja në 24 orët e fundit!

Kryesoret

Dhjetë persona kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, përkatësisht: 5 në Tiranë, 2 në Kurbin, nga 1 qytetarë në Kavajë, Vlorë, Përmet, pas 373 testimeve nga ekspertët e shëndetit në Shqipëri. Fatmirësisht, gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë humbje jete me SarsCov2, siç bëhet me dije këtë të shtunë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, aktualisht janë 145 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin dhe në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Për më tepër, janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,538 që nga fillimi i epidemisë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”, thekson MSH.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit