-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bllokohet pallati/ Ky është biznesmeni i njohur që e ndërtoi, Balluku: Ka vetëm dy rrugë

Kryesoret

Vetëm një ditë pasi miratoi vendimin për sekuestrimin e objekteve pa leje, qeveria zbarkoi në Farkë. Zv/ kryeministrja Balluku njoftoi vendosjen nën sekuestro të një pallati 9 kate.

Pallati që u sekuestrua është në pronësi të biznesmenit të njohur Julian Morina, i njohur si Lul Morina, shkruan Report Tv. Me policinë dhe IKMT-në në krah, Balluku zbuloi edhe ofertën për biznesmenin, që iu refuzua legalizimi i pallatit pa leje.

“Se si kjo ka ndodhur kjo është një mister për ne, por ky proces nuk ka të bëjë vetëm me konfiskimin, apo me gjithë veprimet e tjera që ne do i mundësojmë investitorëve që kanë shkelur ligjin por dhe me hetimin e secilit veprim që është bërë apo nuk është bërë nga institucionet që kanë për detyrë të mbrojnë territorin.

Ndërtuesit mund t’i parablejnë katet apo metrat pa leje me një çmim të indeksuar mbi çmimin real të tregut dhe paratë e përfituara do të derdhen në fondin e shpronësimeve të Unazës së Re.

Investitori mund dhe t’i dhurojë, që të përdoren si apartamente për strehim social apo mjedise zyrash për institucionet.

Ndërkohë për të gjitha rastet ka edhe një gjobë për çdo metër katror dhe për rastet kur ndërtuesi nuk pranon opsionet parablerje apo dhuratë që çojnë në ligjërimin e shtesave për arsye sociale, ai ndiqet edhe penalisht sipas ligjit.

 Aksioni ka nisur nga Tirana por do hapet në çdo qytet e vend, për ato ndërtesa që janë ndërtuar me qëllim fitimin.

Nuk bëjnë pjesë ato ndërtesa që janë të paligjshme por që qytetarët i kanë ngritur për veten e tyre për të strehuar familjen” tha ministrja. Edi Rama tha se dje pas biznesmenit do ta pësojë edhe shefi i komisariatit që mbulonte zonën dhe që nuk denoncoi rastin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit