Diplomatët iranianë janë larguar, pasi kanë zbrazur ambasadën, janë nisur drejt Rinasit
Brenda ambasadës janë vetëm disa persona, staf shqiptar.
Gjatë paradites së sotme ka pasur shumë lëvizje në këtë godinë, ku persona dhe automjete kanë hyrë dhe kanë dalë.
Antiterrori, RENEA dhe njësia Antieksploziv do kontrollojnë godinën ku ishte ambasada e Iranit.
Ata kanë refuzuar të heqin flamurin dhe të dorëzojnë çelësin.
Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin pas sulmeve kibernetike që ky shtet bëri ndaj vendit tonë.