-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekzekutoi biznesmenin shqiptar në Itali, identifikohet vrasësi: Më kishte para borxh

Kryesoret

Policia italiane ka arrestuar autorin e vrasjes së biznesmenit shqiptar Fatmir Ara.

Mediat italiane raportojnë se ai është Davide Osella, 30-vjeçari i cili tashmë është në paraburgim me akuzën e vrasjes me dashje.

Osella u arrestua mbrëmjen e djeshme. Autopsia , e kryer dje, konfirmoi se burri ishte vrarë me të paktën tre të shtëna pushke në fytyrë. 

Pas marrjes në pyetje që zgjati gjithsej 30 orë, fillimisht në kazermën e Armës dhe më pas në prokurorinë e Ivrea, vrasësi ka rrëfyer krimin, duke treguar se ndodhi pas një borxhi.

Gjatë hetimeve, karabinierët mblodhën të gjitha kalimet e automjeteve të regjistruara nga portat e bashkive fqinje drejt vendit të vrasjes, morën qindra orë filmime të realizuara nga kamerat publike dhe private dhe dëgjuan dhjetëra persona. 

Për momentin nuk dihet nëse i arrestuari ka vepruar i vetëm apo me bashkëpunëtorë apo cili ka qenë motivi i ngjarjes edhe pse duket se pista fillestare, ajo e shpërndarjes së drogës, tashmë është dytësore. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit