-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U gjet i vrarë në Itali, biznesmeni shqiptar miqësi me një karabinier

Kryesoret

Biznesmeni shqiptar Fatmir Ara mbeti i vrarë me armë zjarri në Itali. Ndërkohë, mësohet se ai është një emër i njohur për autoritetet italiane.

Disa vite më parë (2018) 43-vjeçari është arrestuar dhe i dënuar me tri vite burg.

Në atë kohë, ndaj shqiptarit ishin bërë disa denoncime nga bashkëshortja e tij për dhunë, po ashtu dyshohej se mbante armë pa leje.

Ndër të tjera bashkëshortja në atë kohë e kishte denoncuar edhe për përfshirje në punë të paligjshme.

Ara kishte kërkuar ndihmën e mikut të tij që ishte karabinier, por njëkohësisht bashkë ishin edhe fqinj.

Raimondo Marrocu, karabinier në kazermën e Corio kishte bërë disa telefonata me qëllim që të zbardhte detaje nga denoncimet dhe hetimet e nisura ndaj shqiptarit, por pas asnjë rezultat. Për këtë, Marrocu u dënua me 2 vite e 2 muaj burg.

Sakaq këtë të diel biznesmeni shqiptar, Fatmir Ara u gjet i vdekur në një fushë në Torino.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit