-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e Prishtinën dënon me pesë vite burg, të akuzuarit për krime lufte

Kryesoret

Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me pesë vite burgim të akuzuarin Svetomir Baceviç, për krime lufte në vitin 1998 në Bellopojë të Pejës.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Baceviç, u shpall të enjten nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Musa Konxheli, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari shpallet fajtor për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, andaj i njëjti dënohet me burgim në kohëzgjatje prej pesë vitesh.

Në këtë dënim, të njëjtit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

I akuzuari Baceviç obligohet të paguajë edhe paushallin gjyqësor në shumën prej 30 euro dhe 50 euro në emër të fondit për viktimat e krimit.

Me aktvendim të veçantë, të akuzurit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në marrjen e vendimit tjetër.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, të ngritur më 9 nëntor 2021, thuhet se Svetomir Baceviç gjatë periudhës kohore në mes të muajve korrik-gusht të vitit 1998, në fshatin Bellopojë, Komuna e Pejës, gjatë një konflikti me karakter jo-ndërkombëtar të zhvilluar në mes të pjesëtareve të UÇK-së dhe forcave ushtarake të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe forcave policore të Serbisë, me dashje i shkel rregullat e së Drejtës Ndërkombëtare Kundër Personave Civil./Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit