-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“I prerë dhe me shenja torture”, Rusia dorëzon trupin e britanikut

Kryesoret

Trupi i një shtetasi britanik, Paul Urey, është dorëzuar nga rusët, pasi ai vdiq në paraburgim. Autoritet ukrainase kanë bërë me dije se trupi kishte shenja torture.

Avokati i popullit, Dmytro Lubinets, tha në një postim në Telegram se trupit të Urey, i cili iu dorëzua Ukrainës më 7 shtator, “i mungojnë pjesët e trupit dhe ka prerje të shumta”.

Separatistët pro-rusë në Donjeck kishin thënë se 45-vjeçari vdiq më 10 korrik “për shkak të sëmundjes dhe stresit”.

Lubinets shkroi se fotot nuk lanë “asnjë dyshim” por se “ishte një vdekje e dhunshme”. Ai e quajti atë “një krim lufte që do të jetë provë e mëtejshme në gjyqin e ardhshëm të udhëheqjes politike dhe ushtarake të Rusisë”.

Ai tha se ekspertët e mjekësisë ligjore janë ende duke u përpjekur për të përcaktuar shkakun specifik të vdekjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit