Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama pas protestës së zhvilluar në Tiranë, duke e cilësuar situatën si një moment të rëndësishëm politik dhe duke komentuar mënyrën se si është përjetuar protesta nga qeveria dhe kryeministri.
“Largohu sa më parë nga detyra dhe prit verdiktin e drejtësisë, e cila vonon, por nuk harron”, deklaroi kreu i Partisë Demokratike.
Sipas kreut të PD-së, protesta e zhvilluar para Kryeministrisë dhe pjesëmarrja e lartë e qytetarëve tregojnë nivelin e pakënaqësisë ndaj qeverisë.
“Edi Rama duket se protestën e gjysmë milioni shqiptarëve dhe rrethimin e ngjeshur të Kryeministrisë e ka përjetuar si Vaterlonë e tij. Ky gjysmë i prishur nga protesta epike e gjysmë milioni shqiptarëve të mbledhur nga të katër anët e Shqipërisë dhe të katër anët e dheut, në fakt kërcënoi protestuesit me masakra dhe me përgjakje”, u shpreh Berisha.
Duke iu referuar krahasimeve letrare të përdorura nga Rama, Berisha e krahasoi kryeministrin me personazhin Tenardie të Viktor Hygoit.
“Një lloj si Tenardie, Edi Rama vjedh dhe ka vjedhur këtë kohë popullin më të varfër. Ka vjedhur votën, fondet publike, ilaçet e të sëmurëve, pasuritë publike dhe shpresën e shqiptarëve”, tha ai.
/5pyetjet.al









