-sidi education-spot_img
22.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bushati për protestat: Qytetarët të revoltuar, Shqipëria e Re një kapitull i pashmangshëm

Kryesoret

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar në lidhje me protestën kundër qeverisë në Tiranë, duke komentuar motivet e pjesëmarrësve dhe situatën politike në vend.

Postimi:

Nuk janë të nxitur nga Irani, as nga algoritmet, e aq më pak të humbur në qëllimet e tyre. Janë shqiptarë të revoltuar nga trajtimi i atdheut si plaçkë.

Të vetëdijësuar për pasojat e aleancës së dëmshme mes politikës, oligarkisë, medias dhe krimit të organizuar.

Janë qytetarë që besojnë se Shqipëria meriton më shumë: më shumë drejtësi, më shumë dinjitet, më shumë shpresë dhe më shumë mundësi për të gjithë.

Çdo ditë që kalon e forcon bindjen se Shqipëria e Re nuk është thjesht një aspiratë, por një kapitull i pashmangshëm që duhet përqafuar.

Ky është një moment që kërkon reflektim të thellë, urtësi dhe përgjegjësi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit