-sidi education-spot_img
23.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Bashkë, që të mos keni fatin e djemve të mi”, këpucë simbolike para Kryeministrisë në protestë

Kryesoret

Në Tiranë është zhvilluar protesta e 22-të radhazi para Kryeministrisë, ku qytetarët janë mbledhur për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Sipas organizatorëve, në protestë kanë marrë pjesë rreth 250 mijë qytetarë, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e pjesëmarrësve kanë ardhur nga diaspora shqiptare, duke i dhënë më shumë forcë dhe ngjyra tubimit.

Një nga simbolikat më të veçanta të protestës ishte vendosja e këpucëve në shkallët e Kryeministrisë, si shenjë simbolike për emigrantët që, sipas protestuesve, nuk mundën të jenë fizikisht të pranishëm.

Tubimi u zhvillua në sheshin “Skënderbej” dhe më pas vijoi me marshim drejt Kryeministrisë, ndërsa organizatorët paralajmërojnë vijimin e protestave edhe në ditët në vijim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit