Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku zbuloi sot paketën e dytë në këtë sektor.
Fillimisht do të rritet çmimi nga 1 Tetori për ata që harxhojnë mbi 800 kilovat në muaj, që sipas Edi Ramës janë pasanikët.
Balluku tha se kjo kategori do ta paguajë energjinë me çmimin e tregut 42 lekë. Në total, ministrja tha se për 15 muaj arka e shtetit do të mbushet me 100 milionë euro.
“Nga 1 tetori vendoset fasha. Në 15 muaj përfitimi në arkat e shtetit është 100 milionë euro. Parashikohet të kemi një ulje me 2.5% të uljes së konsumit të energjisë.
Nga 801 kilovat çmimit është 35 lekë+7 lekë tarifat e shpërndarjes, në total 42 lekë. Për ata nga 0 deri në 800 kilovat do të jetë 9.5 lekë çmimi.
Në 31 dhjetor do të ri-analizojmë tregun për vendosur një çmim të ri për fashën mbi 800 kilovat.
Taks forca që do të ngrihet do të jetë ulja e humbjeve në rrjet, monitorimi i punonjësve të OSHEE-së dhe eficenca nëse masat do të zbatohen” tha ministrja.
PAKETA E PLOTE
-Indeksohen me 6% pensionet, kostoja 2 mld lekë, 674 mijë përfitues
-Rriten me 7% pagat e administratës me kosto 713 mln lekë, 41 mijë punonjës
-Pagat e policisë së shtetit rriten me 5560 lekë në muaj për 10800 punonjës
-Pagat e policisë së burgjeve rriten me 10548 lekë në muaj për 3600 punonjës
-Pagat e administratës rriten me 5000 lekë në muaj për 20 mijë punonjës
-Paga minimale rritet 7%, shkon në 34 mijë lekë në muaj, 200 mijë përfitues