Është ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth II.
Mbretëresha ka vdekur në Balmoral në moshën 96-vjeçare, pasi mbretëroi për 70 vjet.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në Twitter nga familja mbretërore: “Mbretëresha vdiq në mënyrë paqësore në Balmoral këtë pasdite. Mbretëresha dhe shoqëruesit e saj do të qëndrojnë në Balmoral këtë mbrëmje dhe do të kthehen në Londër nesër.”
Mbretëresha Elizabeth II, ishte nën mbikëqyrje mjekësore pasi mjekët shprehën shqetësime për shëndetin e saj.
Buckingham Palace njoftoi në një deklaratë se: “Pas vlerësimit të mëtejshëm këtë mëngjes, mjekët e Mbretëreshës janë të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së Saj dhe kanë rekomanduar që ajo të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore. Mbretëresha mbetet në Balmoral”