-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjeni Vis Martinajn/ Drejtori i ri ultimatum policëve: Dilni nga zyrat

Kryesoret

Drejtori i ri i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku ka zhvilluar takimin e parë me vartësit.

Një ditë pasi mori drejtimin e policisë, ai mblodhi drejtuesit e departamenteve dhe qarqeve në Tiranë. Urdhri ishte i qartë; dilni në terren.

Jam i vendosur për ta ndryshuar vizionin, me qëllim vendosjen e një standardi të ri në raport me qasjen ndaj komunitetit dhe luftën ndaj krimit dhe jo të ndryshoj emra.

Dua drejtorë që të mos komandojnë nga zyra, por të jenë në terren, për të kontrolluar, drejtuar dhe menaxhuar veprimtarinë e strukturave policore.

Kërkoj analiza të qarta për realizimin e objektivave që keni marrë që në fillim të vitit, analiza për problematikat dhe propozime për zgjidhjen e tyre.

Disiplina në punë dhe performanca në komunitet janë faktorë të rëndësishëm për një organizatë që prodhon rend dhe siguri.

Mos toleroni dhe mos ndikoni te strukturat, për të ndihmuar askënd që është në shkelje të ligjit.

Unë si Drejtor i Përgjithshëm nuk do t’ju telefonoj asnjëherë për të ndihmuar apo toleruar njeri, ndaj kërkoj me vendosmëri që të zbatoni ligjin dhe të mbroni e të ndihmoni strukturat kur ato zbatojnë ligjin me këdo” u tha ai.

Porosia e parë që i la Edi Rama, ishte që të gjente Ervis Martinajn. Të gjallë apo të vdekur, Edi Rama i kërkoi që dilema të marrë fund dhe misteri të zgjidhet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit