-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I ngacmoi të dashurën, shqiptarë e italianë përleshen me gurë e shkopinj

Kryesoret

Një përleshje mes disa persona, ku janë përdorur edhe mjete të forta ka ndodhur në Itali mes disa vendasve dhe disa të rinjve shqiptarë.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në San Felice a Cancello, në zonën e Casertës, ndërsa raportohet se sherri ka nisur për shkak të një ngacmimi që një 36-vjeçar italian i kishte bërë të dashurës së një 21-vjeçari shqiptar.

Në momentin që karabinierët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, kanë gjetur 36-vjeçarin duke u konfliktuar me 21-vjeçarin, të dy të rrethuar nga burra të tjerë.

Sipas “SkyTg 24”, italianët dhe shqiptarët po përlesheshin me gurë dhe shkopinj. Ndërsa bëhet e ditur se policia më vështirësi ia ka dalë për të qetësuar situatën dhe për të zbuluar arsyen e sherrit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit