-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jeta e Charles dhe historitë e “errëta” në rrugëtimin e tij

Kryesoret

Me ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II në moshën 96-vjeçare, kurora pritet ti kalojë Princ Charles.

Sky News në një artikull të gjatë ndan historinë e monarkut të ri të Britanisë, ku paraqet ngjarjet në jetën e tij që do të formësojnë edhe mbretërimin e Charles.

Charles kaloi shtatë dekada si i pari në radhën e fronit, trashëgimtari më jetëgjatë në historinë britanike.

Tani, ai më në fund bëhet mbret pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II. “E gjithë jeta e tij e ka përgatitur atë për këtë rol”, thotë komentatori mbretëror Christopher Warwick për Sky News.

‘Është ferr absolut’

Thuhet se Charles e përshkroi shkollën me konvikt Gordonstoun në Moray, Skoci, si “Colditz me fustanellë”, duke e krahasuar me kampin e të burgosurve të luftës Colditz Castle, pasi ai u bullizua pa mëshirë atje.

Charles theu traditën mbretërore kur shkoi menjëherë në universitet pas kalimit të provimeve të nivelit A në vend që të bashkohej me forcat e armatosura.

Romanca me Dianën dhe dasma mbretërore

Në rininë e tij, Charles ishte i lidhur në mënyrë romantike me një numër grash dhe dikur u quajt “don zhuan”.

Princi ishte 21 vjeç kur takoi për herë të parë Camilla Parker Boëles (atëherë e njohur si Camilla Shand) në një ndeshje polo në Windsor.

Megjithatë, vendimi i tij për të hyrë në Marinën Mbretërore vitin e ardhshëm prishi marrëdhëniet e tyre në zhvillim dhe ajo u martua me Majorin Andrew Parker Bowles, një mik i Charles, në 1973.

Charles u takua për herë të parë me Lady Diana Spencer, 16-vjeçare në vitin 1977. Në atë kohë, princi 29-vjeçar thuhet se po dilte me motrën e saj më të madhe, Sarah.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit