Mediat peruane vazhdojnë që t’i bëjnë jehonë arrestimit të shqiptarit Kadri Gjoci 28-vjeç nga Burreli që ishte pjesë e bandës famëkeqe të kartelit të Ballkanit që trafikonte kokainë nga Amerika Latine.
Mediat në Lima kanë publikuar pamjet e operacionit të arrestimit dhe vilës luksoze ku qëndronte.
Arrestimi i tij ndodhi në godinën luksoze në Surquillo. Aty pranë, në Miraflores, agjentët e Dirandro ndërhynë duke arrestuar Pasquale Bifulcon, italianin i cili është pjesë e mafies së rrezikshme “Ndrangheta”.
Kontaktet e operacionit te fundit të bandës italo-shqiptare ishin aq të sakta dhe efektive sa dy tonë e gjysmë drogë të çoheshin nga Peruja në portin e Hamburgut në Gjermani.









