-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Luftoi krah rusëve, dënohet me burg shtetasi serb

Kryesoret

Shtetasi serb Vllado Staniq u dënuar me një vit burgim për pjesëmarrje në luftën në territorin e Ukrainës më 2015.

Më 15 korrik të këtij viti, Staniq ishte arrestuar në Aeroportin e Beogradit “Nikolla Teslla” dhe më pas ai pranoi para autoriteteve se kishte marrë pjesë në luftë.

Siç shpjegoi gjykatësja gjatë shqiptimit të dënimit më 9 shtator, Staniqit iu shqiptua dënimi minimal për akuzën për pjesëmarrje në luftë apo konflikt të armatosur në një shtet të huaj, për shkak se luftës iu bashkua si pjesë e një grupi.

Sipas aktakuzës, në mars të vitit 2015 Staniq në mënyrë vullnetare iu bashkua forcave pro-ruse në lindje të Ukrainës si pjesë e formacionit paramilitar të Regjimentit Hussar.

Sipas raportimeve, në një qytet në Donbas – që është nën kontrollin e forcave pro-ruse – ai kishte kontrolluar të gjithë makinat dhe pasagjerët që hynin në atë zonë. Ai ka shërbyer në një pikë kontrolli, duke mbajtur të veshur uniformën e të ashtuquajturës Republikë Popullore të Luhanskut dhe Donjeckut, u tha në aktakuzë.

Sipas një vlerësimit të Ambasadës ukrainase në Serbi, mbi 300 shtetas serb shkuan për të luftuar përkrah forcave pro-ruse në konfliktin në lindje të Ukrainës që nisi më 2014.

Pjesëmarrja në luftëra të huaja në Serbi u bë vepër penal më 2014 dhe persona që legjislacioni parasheh dënim deri në dhjetë vjet burgim.

Në periudhën 2015-2018, Serbia dënoi 32 persona për pjesëmarrje në luftën në lindje të Ukrainës. Më 2021, një person u dënua për organizim të udhëtimit për në fushëbetejat në Ukrainë./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit