Bordi i Transparencës vendosur që të rrisë çmimin e sheqerit me 14 lekë, ndërkohë që çmimi i miellit është ulur me 7 lekë.
Sipas njoftimit sheqeri do të shitet me 118 lekë dhe mielli me 83 lekë për kilogram.
Vendimi i Bordit të Transparencës së produkteve të shportës datë 10.9.202
Marzhi tavan i tregtimit të shitjes me shumicë të sheqerit nga importuesi dhe ambalazhuesi është 15 lekë/kg (6 lekë/kg për importuesin dhe 9 lekë/kg për ambalazhuesin) mbi koston e importit plus detyrimet e paguara në doganë.
Marzhi i tregtimit të transportuesit i cili mund të jetë shitësi me shumicë, shitësi me pakicë apo palë të treta, nga magazina e shitësit me shumicë tek magazina e shitësit me pakicë është 2.5 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi.










