-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Anijet energjisë në Vlorë, Berisha: Rama zbrazi digat dhe po vjedh hapur

Kryesoret

Gjatë një takimi me banorët e Përrenjasi, kryetari i PD-së, Sali Berisha është ndalur te anijet e mëdha që do të vinë në Vlorë për prodhimin e energjisë.

Sipas tij, Rama zbrazi digat me qëllimin e vetëm për të gjetur një mënyrë të re vjedhjeje. Dy anijet do të lëshojnë me tonelata squfur dhe do të helmojnë Vlorën.

Po ndalem vetëm në deklarata e fundit, për të vjedhur.
I zbrazi digat për të vjedhur. Digat nuk zbrazen kurrë verës. Zbrazja e tyre verës është një krim i vërtetë.

I zbrazi vetëm e vetëm që të thotë se liqenet shteruan dhe tani duhet të fillojnë punën dy gjeneratorë monstruozë të sjellë nga Bangladeshi. Që ata të prodhojnë në 24 orë tonelata të tëra squfuri se punojnë me mazut.
Kontraktim pa tender, prej 760 milionë eurosh në dy vite.

Që të gjitha i paguajnë qytetarët shqiptarë dhe tani për të qetësuar thoshte, Skavica do të na i zgjidhë këto. Prisja të thoshte që Skavica çlirimi i 2-të i Shqipërisë siç thoshte Enver Hoxha për Elbasanin.
Vlorën po e helmon, Dibrën po e mbyt dhe këtë zgjidhje jep
.” u shpreh ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit