-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E puthi në ballë dhe i bllokoi pallatin, Salillari injoron Ramën dhe shton katin tjetër

Kryesoret

Dje Bledi Çuçi njoftoi jo sekuestro, por konfiskimin e një sipërfaqeje prej 1200 m² shtesa kati në një kompleks ndërtimi në Farkë nga kompania e Pëllumb Salillarit.

Aksioni, siç tha, vjen pas një “vendimi qeverie” të njoftuar fillimisht tre ditë më parë nga zëvendësministrja Belinda Balluku në një komunikim për mediat, por ende të pazbardhur.

Shirita nuk u panë të vendoseshin në ndërtimin pa leje, ndërsa i vetmi polic që u shfaq ishte Drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit, Rebani Jaupaj.

Ky i fundit, bashkë me drejtuesen e IKMT, Dallëndyshe Bici, krijuan sfondin për komunikimin e ministrit.

Çuci njoftoi se ndërtuesi mund ti shpëtojë përgjegjësisë penale nëse parablen shtesën me çmimin e tregut të indeksuar ose ia dhuron shtetit.

Video u filmua, u montua në një ndër zyrtar e shumta të propagandës së “Rilindjes” dhe u transmetua.

Si ambient filmimi për ‘videoklipin’ e ministrit shërbeu kantieri i ndërtimit të Salillarit.

Më pas, jeta vijoi normalisht… të paktën në kantierin e ndërtimit ku u konstatuan katet pa leje.

“Boldnews.al” sjell një video të filmuar ditën e sotme, që tregon se puna atje vijon këtë të Shtunë paradite.

Të pashqetësuar nga aktorë të jashtëm, si policia, drejtues të IKMT apo ministra. Madje nga zhurmat e makinerive që përdoren, krijohet përshtypja se po kryhet në mënyrë të zellshme.

Mesa duket, kapja në paligjshmëri e ka motivuar Salliarin, i cilësuar si një ndër oligarkët më të dashur për udhëheqësin e vendit Edi Rama, që të vijojë ta lartësojë godinën./ Boldnews

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit