-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Parcelë kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet autori në Mallakastër

Kryesoret

Një 39-vjeçar , ka rënë në prangat e policisë këtë të shtunë, pasi kishte mjellë bimë kanabis në Mallakastër.

Bëhet fjalë për Hair Kalemaj, të cilit iu gjetën edhe 2 armë pa leje.

2 armët e gjahut u sekuestruan dhe u asgjësuan me anë të djegies bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa.

“Si rezultat edhe i informacioneve të marra në rrugë operative, është finalizuar operacioni policor i koduar “Mollaj”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-H. K., 39 vjeç, banues në Mollaj, Mallakastër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Në oborrin e banesës së 39-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjatë kontrollit të imtësishëm edhe në banesën e të arrestuarit, u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë gjahu pa leje”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit