Një person është arrestuar në Tiranë, tre janë proceduar në gjendje të lirë dhe pronari i lokalit është shpallur në kërkim. Policia i kapi mat bastexhinjtë në Laprakë.
Sekuestrohen 2 tavolina pokeri, çipsa, letra bixhozi si dhe shuma parash të përfituara nga organizimi i kundërligjshëm i lojërave të fatit.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim pronari i lokalit, N. P., 54 vjeç, që kishte përshtatur ambientin për këtë veprimtari të kundërligjshme.
Arrestohet punonjësi i lokalit, si dhe procedohen në gjendje të lirë 3 klientë në lokal. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.