Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të mbështetura nga policia e Krujës, ka zhvilluar një operacion në orët e vona të së shtunës në këtë qytet.
Bëhet e ditur se FNSH ka kryer kontrolle në banesa, ndërsa janë ngritur edhe disa postblloqe në akse e zona të ndryshme.
Mësohet se kontrollet janë bërë për ndalimin e personave ne kërkim, persona që lëvizin me armë apo sende të tjera të jashtëligjshme.
Megjithatë, deri tani, nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga ana e policisë për rezultatet apo objektivin e këtij operacioni.