Një shqiptar i dënuar në mungesë me 30 vite burg nga autoritet turke, është hapur ditën e sotme në Janinë.
Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për një person me precedentë të theksuar kriminale, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Ai kishte mundur të arratiset nga Turqia dhe po tentonte të kalonte fshehurazi për në Shqipëri.
Efektivët e policisë kanë zbuluar se shqiptari ishte në kërkim nga Interpoli i Turqisë pasi ishte shpallur fajtor në mungesë për importim droge dhe duhej të vuante një dënim prej 30 vitesh.
Shqiptari po mbahet në paraburgim, ndërsa autoritet greke kanë nisur procedurat e ekstradimit.