Një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat ka folur në lidhje me problematikat e arsimit në vend.
‘Javën e kaluar dëgjuam një deklaratë shokuese ku shprehej se pa krim nuk ka zhvillim një deklaratë e papranueshme nga përfaqësuesi i qeverisë.
Nga përfaqësuesi i qeverisë e cila është kthyer në promovuesen më të zjarrtë të krimit dhe anti-vlerave.
Në fakt duhet thënë me forcë dhe duhet punuar me forcë e vizion pa arsim nuk ka zhvillim.
Zhvillimin e sjell vetëm një arsim cilësor. Nesër nis edhe viti i ri shkollor dhe urojmë të gjithë vogëlushët që nisin klasën e parë.
Vendi ynë ka nevojë për politika cilësore për arsimin. Arsim cilësor pa buxhetim nuk mund të ketë.
Buxhetin për arsimin qeveria e ka më të ultin. Pakësimi i dukshëm çdo vit i numrit të nxënësve.
Nëse arsimi do të ishte zgjidhje epidemia e shpopullimit masiv nuk do të kishte pasur vend në Shqipëri. Kriza e rritje se çmimeve ka vendosur në vështirësi financiare mijëra familje.
Arsimi do ishte një rrugë e sigurt drejt tregut të punës, epidemia e shpopullimit nuk do kishte pasur vend në Shqipëri. Duhet të kemi qasje mbështetëse ndaj punonjësve në sistemin tonë arsimor.
Qeveria në vend të kompensonte miqtë e tenderave sekretë, duhej të kishte dedikuar fonde për të ndihmuar familjet të armiqësojnë fëmijët. Ndaj jam sot këtu, siç dhe sot paradite deputetët e Partisë së Lirisë, për të denoncuar një situatë konkrete të papërgjegjshmërisë dhe korrupsionit ndaj fëmijëve dhe prindërve, rasti kur 90 fëmijë s’do kenë mundësi të ndjekim normalisht mësimin nesër në shkollën Ibrahim Bashës, për shkak të neglizhencës së qeverisë”,tha Meta.