Vijon kthesa ukrainase e rrjedhës së luftës në Kharkiv, ku një ngjarje e fundit ka parë një avion luftarak rus të modelit SU-25 të rrëzohet, teksa po përpiqej të mbulonte tërheqjen e trupave ruse.
Prej më shumë se një jave, Kievi ka nisur në rajonin e Kharkivit një kundërofensivë dhe deri tani ka qenë i suksesshëm në rimarrjen e rreth 3 mijë metrave katrorë territor, duke i shkaktuar edhe humbje të mëdha ushtarake rusëve.
Disa zona të njohura janë çliruar tërësisht nga pushtimi rus dhe është bërë i mundur inkursioni ukrainas në qytete e fshatra, të cilat më parë kontrolloheshin nga Ushtria e Kremlinit.
Disa pjesë infrastrukturore me shumë rëndësi po ashtu janë dëmtuar, me qëllim pamundësimin e avancimit të rusëve dhe më pas me shkuarjen deri në tërheqjen e plotë të tyre.
Përtej kësaj, ende ka shumë pjesë, të cilat mbahen në kontroll nga Moska.
Disa vija luftimi janë vendosur nga ana e rusëve dhe deri tani, prej forcave ukrainase, është bërë me dije se penetrim ka pasur vetëm në vijat e para, në disa fronte.