-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Të bërë “dru” me hashash drejtonin mjetin, arrestohen katër persona

Kryesoret

Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona, pasi janë kapur duke drejtuar mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Uniformat blu raportojnë se janë ndaluar shtetasit Xh.B 28 vjeç, F.B 25 vjeç, G.B, 28 vjeç, dhe E.L 38 vjeç. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet e dedikuara, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, brenda 24 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë katër shtetas që drejtonin automjetet, nën efektin e lëndëve narkotike. Shkon në 55, numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan. Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë automjetet, në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:

– Xh. B., 28 vjeç, F. B., 25 vjeç, G. B., 28 vjeç, dhe E. L., 38 vjeç. Këta shtetas u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e lëndëve narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit