-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Petkoviç: Nuk ta njohim kurrë pavarësinë

Kryesoret

Shefi i “Zyrës për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, thotë se komuniteti ndërkombëtar dëshiron një zgjidhje të shpejt të çështjes së Kosovës, kjo pasi dy emisarët e Macron dhe Scholz të angazhuar për dialogun kanë propozuar një kornizë të re të bisedimeve në Bruksel.

Petkoviq thotë se ata duan ti japin një zgjidhje të shpejtë për shkaka të luftës së Ukrainës raporton Kosovo-Online.

“Ata nuk mund të lejojnë asnjë konflikt të ri dhe trazira në kontinentin e Evropës. Presidenti Vuçiq ka paralajmëruar vazhdimisht dhe ka thënë se, ata duan të hedhin poshtë argumentet e përdorura nga Presidenti Vladimir Putin kur flet për precedentin e Kosovës, për njohjen e vendeve perëndimore në mënyrë për të justifikuar veprimet e tij në Ukrainë. Prandaj presidenti Vuçiq thotë se Serbia është dëm kolateral i konflikteve mes të mëdhenjve dhe të fuqishmëve në botë. Sa më shumë të thuhet për Kosovën në kontekstin e luftës në Ukrainë, aq më keq është për ne”, tha Petkoviq.

Ai theksoi se takimi mes Vuçiqit dhe të dërguarve të Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz ishte i vështirë dhe se Serbia po lufton për të ruajtur paqen dhe stabilitetin. Serbia, shton ai, “kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por ne duhet të mendojmë për njerëzit tanë që jetojnë atje”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit