-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Skandal, qeveria fali pronën publike në Himarë, do ndërtohen hotele e vila

Kryesoret

Me anë të sekretarit të grupit parlamentar, Arbi Agalliu, PD denoncon qeverinë se i ka dhënë pa garë investitorit strategjik, kompanisë Gjikuria, 9200 m2 pronë në bregdetin e Himarës.

“Ekzaktësisht në të njëjtën ditë që zyra e tij e propagandës njoftoi luftën e rremë me milionerët. Edi Rama me vendim qeverie vendosi të bëjë milioner me pasurinë tonë publike një oborrtar të tij, duke i falur 9200 m2 pronë në bregdetin e Himarës.

Me datë 5 Prill 2022 Edi Rama vendosi miratimin e Statusit “Investitor Strategjik” për projektin e investimit “White Roads Hotel”, në pronësi të kompanisë Gjikuria, në një nga pronat më të lakmueshme në zonën e bregdetit të Himarës, ku parashikohet të ndërtohet një hotel dhe 150 vila.

Për të realizuar qëllimin e tij personal, më datë 29 Korrik 2022, Edi Rama miraton një tjetër VKM, ku transferon për llogari të kompanisë Gjikuria 9200 m2 truall, duke ja vënë në dispozicion pa garë pronën publike për të ndërtuar hotel dhe 150 vila”, akuzon PD.

“Kulmi i abuzimit me ligjin e investimeve strategjike është vendimi i Qeverisë i datës 7 Shtator 2022, ku e gjithë prona publike në bregdet, me sipërfaqe rreth 9200 m2, i dhurohet klientit personal të Edi Ramës vetëm për 1 euro gjithsej.

Pra ditën kur me propagandë njoftoi luftën e rremë me milionerët, vendosi të bëjë milioner me pasurinë tonë publike një klient personal të tij”, vijon PD me tej.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit