Një atentat i mirëfilltë ka dështuar ditën e hënë në qytetin e Durrësit. Mësohet se shënjestër e atentatit ka qenë Akil Nerjaku.
Ky i fundit ka qenë në këtë zonë kur është qëlluar me armë zjarri (e dyshuar snajper) që fatmirësisht nuk e ka e ka kapur atë pasi plumbi ka përfunduar në një automjet të rastit.
Objektivi i këtij atentati mësohet se përpara hetuesve ka deklaruar se ka qenë në lëvizje kur është qëlluar nga persona të paidentifikuar.
Policia e Durrësit nuk i është përgjigjur interesimit prej mbrëmjes së djeshme duke tentuar të fshehë ngjarjen.