Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ndodhet në Tiranë. Ai po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama në vilën “31”.
Takimi ka nisur rreth orës 14:00 dhe vjen pak ditë para se Rama do i drejtohet Këshillit të Europës lidhur me rezolutën që ka miratuar parlamenti për raportin e Dick Marty.
Kjo çështje nuk përjashtohet që të jetë pjesë e bisedës. Por raportimet janë të ndryshme.
Në media raportohet se Albin Kurti është nisur me urgjenca nga Prishtina, ku edhe ka anuluar edhe një konferencë në Kosovë duke lënë të kuptohet se mund të ketë edhe çështje të tjera mes dy kryeministrave.
Kurti sipas mediave në Kosovë u largua në mes të konferencës për media pas takimit me këshillin grevist duke u thënë gazetarëve se i duhet të shkojë në një takim urgjent.
Raportet mes dy kryeministrave nuk janë në nivelin më të mirë pas divergjencave të forta për nismën e “Ballkanit të Hapur”.