Ish-presidenti Ilir Meta organizoi pasditen e sotme një protestë te inceneratori i Tiranës në Sharrë.
Kryetari i partisë së Lirisë tha se skema është kriminale, por SPAK-ut ia kanë zënë sytë Edi Rama me Erion Veliajn.
Ai tha se kjo aferë përdori edhe të vdekurit dhe baritë për të vjedhur.
“U bënë 558 ditë të denoncimit zyrtar të kësaj afere. Drejtësia nuk shikon. Jemi këtu për të qenë dëshmitar që nuk ka incenerator dhe proces incenerimi dhe gjithçka është mashtrim.
Drejtësia dhe SPAK-u ka heqin shaminë që Rama dhe Veliaj u kanë vendosur tek sytë.
Të çojnë hajdutët rilindas pas hekurave. Mjaft më me drejtësi me regji.
Rama ik, është tashmë e tejkaluar, Rama shporru që mafia të mos hyjë në familjet tuaja.
Kjo është afera që zhvesh lakuriq shtetin e kapur prej fyti nga Rama” tha ai.