-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Manipulim i zgjedhjeve, Departamenti i Drejtësisë merr në pyetje 40 persona

Kryesoret

DASH ka lëshuar rreth 40 fletëthirrje gjatë javës së kaluar. Ai ka kërkuar informacion në lidhje me përpjekjet e ish-presidentit Donald Trump dhe aleatëve të tij, për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.

Personat e thirrur zyrtarisht për të dëshmuar, variojnë nga ndihmës të nivelit të ulët, tek këshilltarët e lartë të ish-presidentit.

Njëri prej tyre është Dan Scavino, i cili ka shërbyer si drejtor për median sociale në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës Trump e më tej si këshilltar i ish-presidentit.

Një tjetër është Bernard Kerik, një ish-komisioner i policisë së Nju Jorkut (zyrtari më i lartë i policisë për qytetin), i cili nxiti pretendimet për manipulim të zgjedhjeve presidenciale.

Po kështu javën e kaluar u sekuestruan, në cilësinë e provës, telefonat e Boris Epshteyn, këshilltar prej kohësh i zotit Trump dhe Mike Roman.

Hapat e ndërmarra së fundmi nga Departamenti i Drejtësisë shënojnë një përshkallëzim të ndjeshëm të hetimeve që kjo agjenci po kryen lidhur me përpjekjen e Trump për të mbajtur pushtetin.

Këto hapa u nxitën nga një hetim i gjerë i Departamentit të Drejtësisë mbi sulmin e dhunshëm më 6 janar të vitit 2021 në Kapitol nga mbështetës të zotit Trump. Ky hetim, i cili ka çuar në arrestimin e më shumë se 800 personave, është ende në vazhdim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit