Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në zonën e Laçit. NJë makinë ka përplasur një 23-vjeçar, i cili po udhëtonte me një motor.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejteusi i motoçikletës, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Në Patok, Laç, ka ndodhur një aksident automobilistik ku janë përfshirë një mjet me drejtues shtetasin F. M. 33 vjeç, me një motoçikletë me drejtues shtetasin Xh. Ll. 23 vjeç.
Për pasojë, është lënduar drejtuesi i motoçiketës, i cili është transportuar për në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.